Nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj sigurojnë pako ushqimore për rreth 50 familje në nevojë

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj për ditën botërore të ushqimit për të dytin vit me rradhë ka organizuar grumbullimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga shkolla “Gjon Serreçi” në Ferizaj:

- Advertisement -

Me moton humanitare: Dhuro pak, fal shumë dashuri!

Për ditën botërore të ushqimit, për të dytin vit me rradhë, shkolla jonë organizoi grumbullimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Këtë vit prindërit dhe nxënësit e shkollës sonë, siguruan ushqime për rreth 50 familje.

- Advertisement -

Ky aktivitet human u begatua në bashkëpunim me prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit e klasëve të dyta, të treta dhe të IX-5.

Kjo ditë mbushi ambientet e shkollës sonë me frymën e bamirësisë dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Urojmë që aktivitete të tilla, të shërbejnë si shembull për të gjithë!