Nxënësit e shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Llukar të Prishtinës kanë vizituar fabrikën Vipa Chips në Pestovë të Vushtrrisë.
Nxënësit shikuan nga afër procesin e prodhimit të produkteve dhe të mësojmë më shumë rreth punës në industri.






Njoftimi nga shkolla “Ganimete Tërbeshi” në Llukar të Prishtinës:
Sot, së bashku me nxënësit, vizituam fabrikën Vipa Chips në Pestovë. Gjatë kësaj vizite, patëm mundësinë të shohim nga afër procesin e prodhimit të produkteve dhe të mësojmë më shumë rreth punës në industri.
Nxënësit u ndanë shumë të kënaqur dhe të interesuar për gjithçka që panë dhe përjetuan.