Nxënësit e shkollës “Shotë Galica” në Abri përgatitin aktivitete të shumta për 17 Shkurtin

- Advertisement5 -

Nxënësit e shkollës fillore “Shotë Galica” në Abri kanë bërë disa aktivitete për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës thuhet:

- Advertisement -

“Aktivitete në lëndën e Edukatës figurative për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë
Nxënësit e SHFMU “Shotë Galica” në Abri, në prag të festës së 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, janë duke përgatitur aktivitete të ndryshme për ta shënuar këtë ditë të veçantë për Kosovën. Veprimtaria kryesore është e përqendruar në pikturë, me ç’rast nxënësit shprehin talentin e tyre dhe njëkohësisht edhe ndjenjat patriotike dhe atdhedashurinë.
Përmes ngjyrave, nxënësit tanë, përveç që rrëfejnë historinë tonë të lavdishme, po ashtu paraqesin edhe ëndrrat për të ardhmen”.

331254038 941357563487695 3203826726849424444 n

331078225 941022423739533 5634977591876500073 n

- Advertisement -

Ndërsa drejtori i shkollës, Endrit Berisha, ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit për aktivitetet qe po i bëjne për nder të 17 SHKURTIT Ditës se Pavarësise!

(Albanian Education)