Nxënësit e shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas, priten në Kullë nga baca Rifat Jashari

- Advertisement5 -

Nxënësit e shkollës “Fehmi Lladrovci”, në Drenas në nderim të “Epopesë së Jasharajve”, kanë zhvilluar një vizitë në Prekaz.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njofitm thotë se mikpritja e bacës Rifat Jashari, në kullën e tyre, me fjalët më të mira edukative për të rinjtë dhe thirrjen e tij për arsimimin dhe angazhimin e të rinjve, për ngritjen dhe fuqizimin e Kosovës, ishte frymëzuese.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në kullën e shquar kombëtare, “Kulla e Jasharajve”.

Bashkë me disa nga mekatronistët e rinj të SHMP “Fehmi Lladrovci” – Drenas, në nderim të “Epopesë së Jasharajve”, zhvilluam një vizitë në vendin dhe familjen e madhe shqiptare, e cila historisë sonë kombëtare i dha ngjyrat më të mira të një familjeje heroike dhe atdhedashurie; një familje që dha shumë duke vepruar dhe luftuar ndër vite për lirinë dhe pavarësinë që sot e gëzon Kosova dhe gjithë shqiptarët!

- Advertisement - m2

Mikpritja e bacës Rifat Jashari, në kullën e tyre, me fjalët më të mira edukative për të rinjtë dhe thirrjen e tij për arsimimin dhe angazhimin e të rinjve, për ngritjen dhe fuqizimin e Kosovës, ishte frymëzuese. Njëkohësisht, të gjithë ne e falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm dhe luftën e rrallë të familjes, për lirinë që e gëzojmë sot ne dhe brezat e rinj në Kosovë!

Gjithashtu patëm kënaqësinë t’i njoftojmë bacën Rifat për disa nga sukseset e arritura të mekatronistëve tanë, gjë që e priti me shumë kënaqësi.

E falënderoj Lulzim Jasharin, djalin e heroit Adem Jashari, i cili ndau pak kohë nga koha e tyre e çmuar gjatë mikpritjes së vizitorëve të shumtë në Kullën e Jasharajve!