E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Shtime veshin uniformën e UÇK-së – festojnë Ditën e Veteranit

- Advertisement1-

Shkolla “Emin Duraku” në Shtime ka festuar dje Ditën e Veteranit të UÇK-së.

Nxënësit e kësaj shkolle janë veshur me uniformën e UÇK-së, dhe shkolla ka njoftuar se ky aktivitet po bëhet edhe tradicional sepse çdo vit do të festohet, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Në shkollën tonë shënohet Dita e Veteranit të UÇK-së

Sot, shkolla jonë shënoi me krenari dhe respekt Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në këtë ditë të veçantë, ne përulemi përpara veprës së çlirimtarëve tanë që luftuan për lirinë dhe pavarësinë tonë.

Në shkollën tonë, kjo ditë e rëndësishme shënohet me një kombinim të krenarisë, edukatës dhe traditës.

Dhe ky aktivitet po bëhet edhe tradicional sepse çdo vit do të festohet!

- Advertisement -rrrrrrr

Me flamujt kombëtar që valviteshin me nder dhe dinjitet, kemi kujtuar sot me respekt dhe mirënjohje kontributin e tyre të palëkundur për lirinë tonë.

Në këtë ditë të posaçme, nxënësit tanë morrën pjesë në aktivitete edukative e kulturore, duke vlerësuar trashëgiminë tonë historike dhe duke thelluar ndjenjën patriotike.

Kujtojmë se tradita e lavdisë dhe rezistencës ka një rol thelbësor në formimin e karakterit tonë kombëtar.

Sot, të gjithë bashkë, ushtarë e policë, nxënës e mësimdhënës përmes këtij aktiviteti po besojmë se do të ndërtojmë një kujtesë të fortë për heronjtë tanë dhe po i përgatitim brezat e ardhshëm për të qënë fryma e një kombi të lirë dhe të pavarur.

Drejtori i shkollës Fidan Shaqiri, pas aktivitetit, i nderoi me mirënjohje:
🇦🇱🇽🇰 Organizatën e Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së
🇦🇱🇽🇰 Policinë e Shtetit-Njësia Shtime
🇦🇱🇽🇰 Shtime Learning Center
🇦🇱🇽🇰 Andy Moxon
Shkolla jonë po bëhet model, falë mësueseve të përkushtuara, nxënësve shembullorë dhe prindërve bashkëpunues!
#Dita_e_Veteranit
#UÇK

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Reagon shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë: Nuk është e vërtetë që 11-vjeçari është rrahur e kërcënuar

Shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë, ka demantuar rastin e nënës vetushqyese, e cila deklaroi...

Nëna nga Mitrovica: Djali im po kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një udhëzim të rëndësishëm lidhur me procesin...

Ekzekutohen pagat me rritje për sektorin publik, 55 euro më shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar me rritje pagat në...