Nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren, nën udhëheqjen e arsimtarit të artit, Agim Kryeziu, dhe me mbështetjen e drejtorit të shkollës, Rrahim Bekteshi, kanë ndërmarrë një iniciativë të bukur për ta zbukuruar oborrin e shkollës me vizatime edukative dhe me mesazhe domethënëse, shkruan AlbanianEducation.net.
Kjo nismë artistike jo vetëm që po e transformon hapësirën fizike të shkollës, por gjithashtu po ndikon pozitivisht në ambientin edukativ dhe motivimin e nxënësve.
Postimi i plotë i shkollës:
Nxënësit e shkollës sonë, së bashku me arsimtarin e artit, z. Agim Kryeziu, në bashkëpunim dhe me përkrahjen e drejtorit të shkollës, z. MSc. Rrahim Bekteshi, po e zbukurojnë oborrin e shkollës me vizatime shumë domethënëse dhe edukative për nxënësit.
Ne, si staf i shkollës, i falënderojmë përzemërsisht për punën, angazhimin dhe motivimin e vazhdueshëm që na japin, duke e bërë ambientin tonë shkollor edhe më të bukur dhe frymëzues.
Mësuesja mbështetëse :
Lumnije Morina