Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren ekspozitë me temën fëmijët në luftën e fundit në Kosovë

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren kanë realizuar një ekspozitë me temën fëmijët në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999.

- paragrafi 1 -

Fotografitë janë huazuar nga koleksionisti i fotove tē luftës Esat Shala.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i shkollës:

EKSPOZITA ME TEMËN FËMIJËT NË LUFTËN E FUNDIT NË KOSOVË 1998-1999

Ekspozita e nxënësve të SHFMU ” Emin Duraku” nga Prizreni me temën:

- Advertisement -

Fëmijët në luftën e fundit në Kosovē 1998-1999.

Fotografitë janë huazuar nga koleksionisti i fotove tē luftës z.Esat Shala. Ekspozitën e kanë monitoruar dhe ndihmuar mësimdhënësit:

Nazlije Topqideri, Edona Tafallari, Xheni Daka dhe Drejtoria e Shkollës.

Në ekspozitë ka mbi 150 foto të fëmijëve në territoret e ndryshme të Republikës së Kosovës sikurse edhe në kampet e refugjatëve në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në luftën e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 1432 fëmijë. T’i përkujtojmë me dhimbje dhe dashuri të gjithë këta engjuj qe ishin viktima të gjenocidit serb.

Në asnjë mënyrë nuk do ta harrojmë gjakun e tyre të derdhur dhe apelojmë që qyteti i Prizrenit të bëhet nismëtar i vendosjes së një përmendoreje në shenjë respekti të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit të vitit 1998-1999.