Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë vlerësohen për sukseset në Garat Komunale të Diturisë

- Advertisement5 -

Në ambientet e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë janë ndarë mirënjohje dhe vlerësime për nxënësit që morën pjesë në Garat Komunale të Diturisë, si dhe për mësimdhënësit mentorë që i udhëhoqën drejt rezultateve të suksesshme.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, rezultatet e arritura dëshmojnë përkushtimin, seriozitetin dhe potencialin e nxënësve, duke e renditur shkollën ndër institucionet me rezultate shumë të mira dhe me përfaqësim në TOP 10-shen komunale.

- Advertisement - M1

Në mesin e nxënësve të vlerësuar janë:

Rina Morina – Fizikë, vendi i tretë
Amina Behrami – Matematikë, vendi i pestë
Erika Islami – Gjuhë Angleze, vendi i gjashtë
Anuar Tahiri – Kimi, vendi i nëntë
Verona Halili – Gjuhë Shqipe, vendi i dhjetë

Drejtori i shkollës, Visar Osmani, ndau mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës dhe mësimdhënësit mentorë, duke i falënderuar për angazhimin dhe punën e palodhshme. Ai po ashtu premtoi vazhdimin e përkrahjes për nxënësit dhe stafin në aktivitetet dhe garat e ardhshme.

Shqip | English