E premte, 20 Shtator, 2024

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” i dhurojnë 1051 euro shoqatës “Down Syndrome Kosova” përmes blerjes së kartolinave

- Advertisement1-

Nxënësit tanë, saherë kërkohet përkrahja dhe ndihma për kategoritë e ndryshme shoqërore, janë gjithmonë në gjendje gatishmërie për të qenë në krye të aksioneve humanitare.

Ashtu siç dëshmuan humanizmin në vepër edhe gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në vitin 2019 dhe atë në Turqi në vitin 2023, edhe kësaj radhe nxënësit përmes blerjes së kartolinave të përgatitura me dashuri nga fëmijët me Sindromin Down grumbulluan plot 1051 euro (nga të cilat 50 donacion).

- Advertisement -

Falenderojmë prindërit bashkëpunues dhe nxënësit tanë për kontributin e tyre të çmuar, i cili do të përdoret për nevojat e fëmijëve të veçantë dhe kreativ që janë pjesë e shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

Shkolla jonë mbetet derë e hapur e shpërndarjes së mirësisë përmes gjesteve që në pamje të parë duken të vogla por që lindin nga dashura për humanizmin që në bankat shkollore”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...