Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë vizitojnë “Burgun e Idealit” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasave të nënta të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë kanë vizituar “Burgun e Idealit” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës thuhet se historia e këtij burgu, ku ishin edhe emra si Adem Demaçi dhe Ukshin Hoti, mes mijëra shqiptarëve të tjerë, ngjalli mjaft kërshëri në mesin e nxënësve të cilët sot, e panë për së afërmi burgun ku shqiptarët përjetuan tmerrin.

- Advertisement - M1

nx 1

nx1 1

- Advertisement - m2

Njoftimi:

Vizitë në “Burgun e Idealit” në Prishtinë, nga nxënësit e klasave të nënta.

Historia e këtij burgu, ku ishin edhe emra si Adem Demaçi dhe Ukshin Hoti, mes mijëra shqiptarëve të tjerë, ngjalli mjaft kërshëri në mesin e nxënësve të cilët sot, e panë për së afërmi burgun ku shqiptarët përjetuan tmerrin.

I hapur në vitet 50, ky burg mban ende gjallë kujtesën e jetëve që “peshuan” në të, në mbrojtje të idealit tonë kombëtar, një sakricisë sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ka njerëz që s’jetojnë më, që “jetuan” në këtë burg dhe përjetuan tmerrin e tij dhe ka ende njerëz të gjallë sot, kujtimet e të cilëve nuk kanë vdekur nga ky burg famkeq, për të cilin, nxënësit tonë mësuan sot më shumë.

Histori si kjo e “Burgut të Idealit”, të emocionojnë për qëndresën që patën shqiptarët ndër breza dhe njëherit, janë mësim që nuk duhet ta harrojmë kurrë.