Një aktivitet edukues dhe argëtues është zhvilluar nga media për arsim Albanian Education, në bashkëpunim me HyperActive, me nxënësit e klasave të treta dhe të katërta të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, duke sjellë një mënyrë interaktive për të diskutuar mbi rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik në zhvillimin e fëmijëve.
Aktiviteti zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua në formë bashkëbisedimi me nxënësit, ku u theksua se loja nuk është vetëm argëtim, por edhe një element i rëndësishëm për zhvillimin emocional, social dhe fizik të fëmijëve, si dhe për funksionimin më të mirë të trurit.
Përmes pyetjeve dhe shembujve praktikë, nxënësit u inkurajuan të reflektojnë mbi rëndësinë e lëvizjes dhe bashkëpunimit.
Në fund u zhvillua edhe një kuiz i shkurtër, ku disa nxënës u shpërblyen simbolikisht me bileta falas për vizitë në qendrën e argëtimit HyperActive.




Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara