Ish-ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka përgëzuar nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë për fitoren në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe.
Përmes një reagimi publik, Manastirliu vlerësoi gjithashtu të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë konkurs, duke theksuar rëndësinë e tij si një traditë e bukur që vazhdon të kultivojë dhe të përcjellë dashurinë për gjuhën shqipe tek fëmijët.
Ajo nënvizoi se angazhimi i nxënësve dhe përkushtimi i mësuesve mbeten kyç në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare për brezat e rinj.

Postimi i saj:
Përgëzime nxënësve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë, për fitoren e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe dhe të gjithë nxënësve pjesëmarrës në këtë konkurs, që është tashmë një traditë e bukur, që vazhdon të përcjellë dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët tanë.