E diel, 19 Janar, 2025

Nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë punojnë lulëkuqen si mbështetje për simbolin e gjenocidit në Kosovë

- Advertisement1-

Iniciativa për lulëkuqen si simbol të gjenocidit po merr përmasa gjithëkombëtare
Zbatimi i gjenocidit në Kosovë gjatë luftës së fundit, pati për pasojë vrasjen e 1392 fëmijë shqiptarë, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëbimin e mbi 500 mijë fëmijëve shqiptarë nga Kosova, sepse Serbia kishte për qëllim shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të shqiptarëve të Kosovës si grup kombëtar, etnik apo fetar i ndryshëm nga serbët.

Në kohën kur është shtruar publikisht domosdoshmëria e një simboli unik që pasqyron këtë gjenocid dhe ruan kujtesën për të gjitha viktimat e këtij krimi monstruoz, nxënësit e shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, gjatë orës së mësimit në lëndën “Gjuhë amtare” analizuan poezinë e Asdrenit të titulluar “Lulëkuqja” dhe punuan lulëkuqen si mbështetje për simbolin e gjenocidit në Kosovë.

- Advertisement -

Një veprim i tillë është plotësisht i logjikshëm, sepse në zemër të këtij simboli, në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, janë prezantuar edhe fëmijët shqiptarë (vajza dhe djem) që ishin viktima të këtij gjenocidi.

Një falënderim i veçantë për mësuesen Sebahate Sopjani

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...