E shtunë, 18 Janar, 2025

Nxënësit e shkollës “Dardania” fituan 4 medalje të arta në Dubai, drejtori Besim Gashi ndau mirënjohje për ta dhe mësueset e tyre

- Advertisement1-

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë kanë shkëlqyer në garat ndërkombëtare të matematikës në Dubai, duke fituar katër medalje të arta në një garë me mbi 2000 pjesëmarrës nga 42 shtete të botës. 

Pas këtij rezultati të jashtëzakonshëm, nxënësit kampionë i ka pritur drejtori i shkollës Besim Gashi, i cili ndau mirënjohje për nxënësit fitues dhe mësuesit.

- Advertisement -

Drejtori Gashi vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë kanë shkëlqyer në garat ndërkombëtare të matematikës në Dubai, duke fituar katër medalje të arta në një garë me mbi 2000 pjesëmarrës nga 42 shtete të botës.

Drejtori i shkollës, z. Besim Gashi, duke shprehur mirënjohje për nxënësit fitues dhe mësuesit, vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Ai gjithashtu theksoi se përgatitjet për gara të tilla janë të vazhdueshme, dhe këta nxënës tregojnë vendosmëri dhe përkushtim që nga fillimi i shkollimit të tyre.

Mirënjohjet u ndanë për:

– Mësuesen Arlinda Islamaj, në bashkëpunim me nxënësit Noar Osmani (kl. V/6) dhe Rona Ramaj (kl. V/6).

- Advertisement -rrrrrrr

– Mësuesen Majlinda Blakaj, për bashkëpunim me nxënësin Harun Hondozi( kl.IV/5

– Mësuesen Melisa Doberdoli, për bashkëpunim me nxënësin Floris Misini(kl.IV/6)

Drejtori gjithashtu falënderoi DKA-në, Këshillin Drejtues të shkollës dhe gjithë stafin e mësimdhënësve për punën dhe durimin dhe përkushtimin e tyre në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie.

Si çdo herë krenar me nxënësit e shkollës tonë URIME !

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...