Nxënësit nga shkolla “Arsim Rexhepi” në Sazli të Ferizajt kanë zënë vendin e tretë në garën e robotikës në gjithë Kosovën të organizuar nga Kosova Makers League, shkruan AlbanainEducation.net.
Njoftimi:
Nxënësit nga shkolla “Arsim Rexhepi” 🏫 në Sazli të Ferizajt zunë vendin e tretë 🥉në garën e robotikës 🦾🤖💻 në gjithë Kosovën 🇽🇰të organizuar nga Kosova Makers League.
Për t’i përgëzuar për këtë sukses të çmuar, prita sot në takim nxënësit Ajana Elezi, Suela Defqa, Loris Selmani dhe Enes Zeneli të shoqëruar nga drejtorja e shkollës, Zerjete Hamza Shahini dhe mësimdhënësja Erona Prekadini, sukses ky që lartëson Ferizajn me angazhimin e nxënësve tonë në këtë fushë.