E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

- Advertisement1-

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Arif Shala” në Korroticë të Ulët kanë zhvilluar me sukses katër robotë edukativë. Ky projekt inovativ u bë i mundur falë një donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hapur rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë dhe edukimit në shkollat tona.

Këta robotë edukativë do të shërbejnë si bazë për mësimin e teknologjisë dhe makinerisë industriale, duke përgatitur nxënësit për sfida të ardhshme në fushën e inxhinierisë dhe robotikës. Projekti gjithashtu do t’u mundësojë nxënësve të marrin pjesë në gara të ndryshme shkencore dhe teknologjike, duke ngritur më tej nivelin e arsimit dhe inovacionit në komunën tonë.

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka vizituar nxënësit dhe ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt. Ai ka premtuar përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për të nxitur zhvillimin e aktiviteteve shkencore dhe teknologjike në shkolla.

“Kjo arritje është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të të rinjve tanë. Komuna e Drenasit do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla që sjellin përparim dhe zhvillim për të ardhmen e fëmijëve tanë,” – u shpreh Lladrovci.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...