E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë dhe Gostivar filluan mësimin me prezencë fizike

- Advertisement1-

Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës janë rikthyer sot në bankat e shkollës në vitin e ri shkollor pas prolongimit dy javor që u bë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në Tetovë dhe Gostivar.


Shkollat i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve ku në hyrje të shkollave nxënësve para se të futeshin në hapësirat e brendshme në shkollës për të ndjekur procesin mësimor i’u matej temperature.

- Advertisement -

Në shkollën e mesme gjimnazin 7 Marsi në çdo klasë dhe korridoret e shkollës ishin vendosur dezinfektues dhe gjatë ndjekjes së orëve mësimore të gjithë nxënësit mbanin maskë mbrojtëse.

Nga kjo shkollë theksuan se mbi nëntëdhjetë e nëntë përqind e nxënësve sot janë paraqitur në shkollë.

Në shkollën e mesme të mjekësisë Nikolla Shtejn që është një ndër shkollat që numëron numrin më të madh të nxënësve, drejtoria e kësaj shkolle kishte angazhuar tre persona nga stafi i shkollës që kryenin matjen e temperaturës së nxënësve gjatë hyrjes në shkollë dhe urdhëronin nxënësit të kryenin edhe dezinfektimin e duarve.

Pas çdo ndërrimi sipas drejtorit të kësaj shkollës Isan Emini kryhet dezinfektimi i klasave mësimore.

Përndryshe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska ditë më parë nënvizoi se përqindja e nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19 është shumë e ulët dhe shkollat nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit, nxënësit do të vijojnë të ndjekin procesin mësimor me prezencë fizike dhe në rast të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike atëherë mund të ndryshohet modeli mësimor./Koha.mk/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...