Nxënësit e shkollave të Drenasit shkëlqejnë në garat ndërkomunale në matematikë

- Advertisement -

Sot, në qytetin e Gjilanit, u mbajtën garat ndërkomunale të matematikës, ku nxënësit e Komunës së Drenasit u dalluan për suksesin e tyre dhe përfaqësimin dinjitoz.

- paragrafi 1 -

Në këtë garë morën pjesë komuna të ndryshme: Prishtina, Fushë-Kosova, Ferizaj, Gjilani, Vitia, Prizreni dhe Drenasi.

- Advertisement -

Nxënësit tanë treguan jo vetëm dije të jashtëzakonshme, por edhe kulturë dhe sjellje shembullore, duke bërë krenar çdo banor të komunës sonë.

Me këtë rast, duam të përgëzojmë veçanërisht:

🥈 Erëza Xheka – vendi i dytë, klasa VIII
🥉 Almir Demiqi – vendi i tretë, klasa VII
🏅 Onart Gjoshi – vendi i katërt, klasa IV

- Advertisement -

Urime për sukseset e arritura dhe për përfaqësimin e shkëlqyer që i bëtë Drenasit. Ju jeni shembulli më i mirë i punës dhe përkushtimit në rrugën e dijes.

📐“Matematika nuk është vetëm një shken një mënyrë për të menduar qartë, saktë dhe me logjikë – dhe çdo garë është një mundësi për të përqafuar këtë mënyrë mendimi.”

Me krenari dhe mbështetje të plotë, vazhdojmë të investojmë dhe të inkurajojmë gjeneratat e reja që e duan dijen dhe sfidat!