E enjte, 19 Shtator, 2024

Nxënësit e shkollave “Maarif” arritën rezultate të jashtëzakonshme në Paris

- Advertisement1-

Nxënësit e shkollës “International Maarif Schools of Kosova”, dega në Prishtinë, në bashkëpunim me Qendrën Infinit kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në finalen e madhe në Olimpiadën STEM të organizuar në Paris.

Në një njoftim për media thuhet se Maarif School, është ndër shkollat ​​që fituan më së shumti medalje dhe çmime në këto gara.

- Advertisement -

“Kushtrim Kajoshi, njëri nga nxënësit e Degës së Prishtinës, i cili përfaqësoi Kosovën në finalen e madhe të Olimpiadës STEM që u mbajt në Paris, zuri vendin e dytë në botë. Përveç kësaj, Kushtrim Kajoshi fitoi një medalje të artë në shkencë dhe një medalje të argjendtë në matematikë. Nxënësja Erta Tejeci fitoi medalje të argjendtë në shkencë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu medalje të artë në matematikë në fushën e kodimit fitoi edhe nxënësi Ron Shllkau.

Fatbardh Mulaku fitoi medalje të bronztë ë shkencë, kurse Emir Lezi fitoi një medalje të artë në shkencë dhe Omar Gashi një medalje nderi në matematikë.

“Nxënësit tanë arritën një sukses të shkëlqyer duke u kthyer në Kosovë me gjithsej 8 medalje. Ky sukses u arrit falë mbështetjes së ofruar nga Banka Kombëtare Tregtare. Ne i përgëzojmë për rezultatin e arritur dhe ju urojmë atyre suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...