E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësit e Prishtinës marrin ushtrimoret, iu qëllojnë të plotësuara

- Advertisement1-

Pas shumë e shumë sfidave dhe shumë e shumë vonesave të krijuara nga pandemia dhe menaxhimi problematik i saj, tashmë u bënë tri ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Por, telashet s’kanë të ndalur.


Tash, nxënësit tanë po ballafaqohen me një telash mjaft të parëndomtë.

- Advertisement -

Shumë nxënësve, ushtrimoret e tyre të punës iu kanë qëlluar të plotësuara. Nuk dihet se kush i ka plotësuar këto ushtrimore.

Tash e gati një dekadë, Ministria e Arsimit praktikon shpërndarjen e librave dhe ushtrimore falas për nxënësit – për ta lehtësuar sadopak mundin e tyre dhe të prindërve të tyre.

Por, duket se kësaj radhe ata s’do të kenë nevojë as ta lodhin trurin në ushtrime – pasi që, këto e kanë bërë me gjasë nxënësit e viteve të kaluara.

Në disa fotografi të siguruara nga Periskopi këto ushtrimore të klasës së gjashtë (6) janë tërësisht të plotësuara.

Periskopi ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Arsimit për të kuptuar më shumë se pse ka ndodhur një gabim i tillë, por deri më tani nuk janë përgjigjur.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...