Së shpejti, nxënësit që jetojnë në fshatrat e Komunës së Prishtinës do të mund të përfitojnë nga transporti falas nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas.
Për t’ua lehtësuar shkuarjen dhe ardhjen në shkolla, Komuna e Prishtinës e ka hapur tenderin për shërbimin e transportit të nxënësve, i cili është ndarë në 18 lote, me çmime të përcaktuara për secilin lot.

Sipas dosjes së tenderit, vlera totale e kontratës është rreth 215 mijë euro, ndërsa kontrata do të jetë 12 mujore.

Sipas dosjes së tenderit kërkohet që mjetet transportuese minibusët që do të përdoren për transportin e nxënësve të jenë në gjendje të rregullt teknike dhe të plotësojnë kushtet e përcaktuara për siguri dhe komoditet të udhëtarëve.
Ky projekt synon të lehtësojë qasjen në arsim për nxënësit e fshatrave që ndodhen larg shkollave të tyre në territorin e Komunës së Prishtinës. /Marrë nga Indeksonline