Në shkollën fillore të mesme të ulët “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat të Komunës së Malishevës, gjatë muajit mars u zhvillua një aktivitet i gëzueshëm që solli shumë emocione pozitive te nxënësit më të vegjël.
Kompania VIPA Chips dhuroi pako me produkte për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasës së parë, duke u krijuar atyre një ditë të veçantë, të mbushur me buzëqeshje dhe gëzim.
Në emër të shkollës, stafi arsimor shprehu mirënjohje për këtë gjest, duke theksuar rëndësinë që kanë këto iniciativa në përmirësimin e përvojës së fëmijëve në shkollë.

“Këto surpriza, sado të vogla në dukje, kanë ndikim të madh te fëmijët tanë. Falënderojmë kompaninë VIPA Chips për gëzimin që solli te nxënësit tanë gjatë këtij muaji,” tha drejtoresha e shkollës.
VIPA Chips edhe këtë herë tregoi përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetin lokal dhe për të sjellë gëzim tek më të vegjlit.
Fotografimi dhe incizimi i videove të nxënësve është lejuar nga Drejtoria e shkollës, në pajtim me marrëveshjen e arritur me prindërit.
