Nxënësit e një shkolle pastrojnë vet objektin, ankohen prindërit

- Advertisement -

Disa nxënës të shkollës fillore “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë kanë pastruar objektin e shkollës këtë të shtune, ditë në të cilën po kompensohen orët e humbura.

- paragrafi 1 -

Arben Kurtaj, prind nga ky fshat, ka thënë për Klankosova.tv se nxënësit u detyruan nga drejtori i shkollës të pastrojnë dhe të mos i mbajnë orët e mësimit.

- Advertisement -

“Sot drejtori iu ka thënë nxënësve se duhet të pastrohet shkolla dhe kush nuk pastron do të përjashtohet nga shkolla”.

Ai tha se nxënësit u detyruan përkundër që për pastrimin e objektit përkujdesën gjashtë punëtorë të shkollës.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj, por s’ka qenë i qasshëm.