Nxënësit e klasëve të pesta të shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë kanë realizuar një vizitë edukative në fabrikën e çipsave “Vipa Chips” në Pestovë, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit të çipsave, duke filluar nga përzgjedhja e patateve deri te paketimi i produktit për treg.
Njoftimi i shkollës:
Nxënësit e klasëve të pesta realizuan një vizitë edukative në fabrikën e çipsave “Vipa Chips” në Pestovë.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit të çipsave, duke filluar nga përzgjedhja e patateve deri te paketimi i produktit për treg.
Kjo vizitë ishte një përvojë e bukur dhe edukative për nxënësit, pasi përveç argëtimit, ata mësuan edhe për rëndësinë e punës, teknologjisë dhe bashkëpunimit në një fabrikë moderne.