Kosova sot feston përvjetorin e 17 të Pavarësisë. Ndërsa, sot është ditë pushimi në institucionet shkollore, programet festive në shkolla me nxënësit për 17 Shkurtin janë mbajtur ditën e premte.
Një program mjaft të pasur ka organizuar edhe shkolla “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës.
Për të gëzuar nxënësit e klasëve të para në këtë ditë festive, është përkujdesur kompania Pestova nga Vushtrria e cila ju ka dërguar produkte VIPA CHIPS.
Nxënësit siç mund të shihni në fotot më poshtë së bashku me tortën e pavarësisë, në tavolinën festive kanë pasur edhe çipast e tyre të preferuar VIPA.
Drejtoresha e shkollës, Minire Berisha përmes AlbanianEducation.net ka falënderuar kompaninë Pestova që është përkujdesur që t’i gëzojë nxënësit e klasëve të para pikërisht në ditën kur ata festuan Ditën e Pavarësisë.
*Fotot publikohen me leje të prindërve marrë nga Drejtoria e shkollës.
© Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara