Nxënësit e klasës së VIII-të të shkollës “Jahë Salihu” të Molliqit të Gjakovës vizituan Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës fillore “Jahë Salihu”, në Molliq të Gjakovës kanë zhvilluar një vizitë në Kuvendin e Kosovës, ku kanë parë nga afër sallat e komisioneve, sallën e seancavave plenare si dhe vende tjera brenda objektit

- paragrafi 1 -

Zyrtarët përgjegjës të Kuvendit me nxënësit e shkollës mbajtën punëtorinë, “Punëtoria për demokracinë”, ku u trajtuan temat: Roli, funksionet, kompetencat e Kuvendit, qytetaria aktive, roli i mediave, sistemi zgjedhor, si dhe bashkëbiseduan edhe për demokracinë parlamentare në përgjithësi, ndërsa prezent ishin edhe dy deputetë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Vizitë në Kuvendin e Kosovës

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të vizitojnë objektin e Kuvendit të Kosovës, me sallat e komisioneve, sallën e seancavave plenare si dhe vende tjera brenda objektit.

- Advertisement -

Gjithashtu, zyrtarët përgjegjës të Kuvendit me nxënësit e shkollës sonë mbajtën punëtorinë, “Punëtoria për demokracinë”, ku u trajtuan temat: Roli, funksionet, kompetencat e Kuvendit, qytetaria aktive, roli i mediave, sistemi zgjedhor, si dhe bashkëbiseduan edhe për demokracinë parlamentare në përgjithësi.

Gjatë punëtorisë ishin të pranishëm edhe dy nga deputetët e Kuvendit, ku nxënësit bashkëbiseduan me ta dhe u njohen më për së afërmi me punën dhe përgjegjësitë e përfaqësuesëve të popullit.

Nxënësit punuan në grupe dhe secili grup e trajtoi njërën nga temat e lartpërmendura.
Po ashtu, nxënësit nga Salla e Seancave Plenare, prezantuan temat e trajtuara në grupet e vogla.

Punëtoria dhe vizita në tërësi zgjati rreth tri orë. Në fund të punëtorisë, zyrtarët përgjegjës të këtij takimi që punuan në grupe me nxënës, dolen me një produkt, gazetë, e punuar nga nxënësit me punimet dhe shkrimet e tyre.

Nxënësit gjatë ditës u shoqëruan nga kujdestarja e klasës, Samile Sadrija, arsimtari i ed. qytetare Perparim Zyberi dhe arsimtari i ed.fizike Veton Sadiku

Mirënjohje dhe falenderim i veçantë për udhëheqësen e Puntorisë ”Demos-ti” në Kuvendin e Kosovës, e cila na mundësoi këtë takim, Duresa Tafa!
Prishtinë, 27 tetor 2023