Nxënësit e klasës së IX-të në shkollën “Jetullah Islami” realizojnë fotografitë e gjeneratës

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasës së nëntë në shkollën “Jetullah Islami” në fshatin Dyz kanë realizuar fotografitë e gjeneratës, duke shënuar një nga momentet më të veçanta të përfundimit të ciklit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Fotografitë janë realizuar së bashku me arsimtaren Sofie Aliu dhe përfaqësojnë kujtimet, miqësinë dhe emocionet e viteve të kaluara në bankat shkollore.

- Advertisement - M1

Nga shkolla bëhet e ditur se këto momente simbolizojnë shoqërinë, respektin dhe rrugëtimin e përbashkët të nxënësve gjatë periudhës së shkollimit.

“Çdo fotografi ruan buzëqeshje, emocione dhe kujtime që do t’i shoqërojnë gjithmonë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Njoftimi është përcjellë me respekt edhe nga drejtoria e shkollës, duke uruar nxënësit për suksese në hapat e ardhshëm të tyre arsimorë.

- Advertisement - m2

703413851 122131795713141559 127480714102502398 n

Shqip | English