Nxënësit e klasës l/1 me mësuesen Lindita Rrahmani, festuan Abetaren në shkollën ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë

- Advertisement5 -

Të premtën, në Festën e Abetares, nxënësit e klasës l/1 së bashku me mësuesen Lindita Rrahmani, e mbushën shkollën “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë me buzëqeshje, emocione dhe krenari të veçantë.

- paragrafi 1 -

Në duart e vogla të nxënësve ndriçoi libri i parë i dijes — Abetarja, simbol i hapit të parë drejt ëndrrave, diturisë dhe së ardhmes.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Javën e kaluar e përmbyllëm me një nga aktivitetet më të bukura.

Të premtën, në Festën e Abetares, nxënësit e klasës l/1 së bashku me mësuesen Lindita Rrahmani, e mbushën shkollën tonë me buzëqeshje, emocione dhe krenari të veçantë.

- Advertisement - m2

Në duart e vogla të nxënësve tanë ndriçoi libri i parë i dijes — Abetarja, simbol i hapit të parë drejt ëndrrave, diturisë dhe së ardhmes.

Çdo shkronjë e mësuar, çdo fjalë e lexuar dhe çdo sukses i tyre është gëzim e përmbushje për të gjithë ne.

Kjo festë nuk shënon vetëm fundin e një etape të bukur, por fillimin e një rrugëtimi të ndritur drejt dijes dhe jetës.

Me zemër plot krenari, urojmë vogëlushët tanë që gjithmonë të ecin me dashuri për librin, dijen dhe ëndrrat e tyre.

Urime Festa e Abetares! 📚✨

Shqip | English