Nxënësit e klasave të treta dhe të katërta në shkollën “Mehmet Gjevori” mësojnë për rëndësinë e lojës dhe aktivitetin fizik

- Advertisement5 -

Me nxënësit e klasave të treta dhe të katërta të shkollës fillore “Mehmet Gjevori”, në Prishtinë, të mërkurën më 11 maj u zhvillua një aktivitet edukues dhe argëtues i organizuar nga qendra e argëtimit HyperActive në bashkëpunim me median për arsim AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti, i cili zgjati rreth 45 minuta, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi interaktiv me nxënësit.

- Advertisement - M1

Përfaqësuesit e HyperActive diskutuan me fëmijët mbi rolin që ka loja në zhvillimin emocional, social dhe fizik të tyre.

Përmes shembujve praktikë dhe pyetjeve të drejtpërdrejta, nxënësit u inkurajuan të reflektojnë mbi rëndësinë e lëvizjes, bashkëpunimit dhe të mësuarit përmes argëtimit. Fëmijët morën pjesë aktivisht në diskutim, duke ndarë mendimet dhe përvojat e tyre rreth aktiviteteve që i ndihmojnë të ndihen më energjikë dhe më të përqendruar.

Gjatë aktivitetit u theksua se loja nuk është vetëm një formë argëtimi, por një element i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Përmes lojës, fëmijët krijojnë miqësi, mësojnë të punojnë në grup dhe zhvillojnë aftësitë e tyre fizike dhe mendore.

- Advertisement - m2

Nxënësit u inkurajuan që, krahas kohës para ekraneve, të gjejnë hapësirë çdo ditë për lojë dhe aktivitet fizik, të cilat ndikojnë pozitivisht në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien e tyre.

20260311 140834 scaled 20260311 140722 scaled 20260311 140550 scaled 20260311 140509 scaled 20260311 140421 scaled 20260311 140308 scaled 20260311 140315 scaled

Në fund të aktivitetit, disa nga nxënësit u shpërblyen me bileta falas për të vizituar qendrën e argëtimit HyperActive, duke pasur mundësinë të përjetojnë nga afër aktivitetet që kjo qendër ofron.

I njejti aktivitet pritet të zhvillohet në gjithsej 32 shkolla në mbarë vendin, duke përfshirë disa komuna të Kosovës.

Përmes kësaj nisme, HyperActive dhe AlbanianEducation.net synojnë të promovojnë një kulturë më aktive dhe pozitive tek fëmijët, duke afruar argëtimin me edukimin dhe duke i inkurajuar nxënësit të mësojnë, të bashkëpunojnë dhe të zhvillohen përmes lojës.

*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.