Nxënësit e klasave të pesta të shkollës “Abdyl Frashëri”, në Prizren kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit mësuan për heroizmin e familjes Jashari në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe të atdheut.
Njoftimi i shkollës:
Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” Prizren
Bazuar në planin dhe programin e Aktivit të klasave të pesta për vitin shkollor 2025/2026, është planifikuar një vizitë në muajin mars me karakter edukativ në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, e cila u realizua sot.
“Kujtojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen” është një thënie shumë e përshtatshme për këtë vizitë, pasi u jep mundësinë nxënësve të kuptojnë rëndësinë e ngjarjeve historike dhe kontributin e heronjve të kombit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit mësuan për heroizmin e familjes Jashari në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe të atdheut.
Po ashtu, për të gjithë nxënësit e klasave të pesta, Fabrika “Liri” dhuroi ëmbëlsira, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim.