Nxënësit e klasave të nënta të shkollës “Emin Duraku”, në Prizren i nënshtrohen testit PISA

- Advertisement -

Nxënësit e klasave të nënta të shkollës “Emin Duraku”, në Prizren i janë nënshtruar testit PISA 2025, ka njoftuar kjo shkollë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

NXËNËSIT E KLASAVE TË IX-ta JU NËNSHTRUAN TESTIT PISA 2025

Sot, më datë 13 maj 2025, 33 nxënës të klasave të IX-ta të lindur në vitin 2009, morën pjesë në Testin PISA 2025, nën përcjelljen e mësimdhënëseve Ermira Krusha dhe Kaltrina Hasanaj Pantina.

Testi u zhvillua në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”.

- Advertisement -

 

Falenderojmë drejtorin e shkollës, Msc.Rrahim Bekteshin për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar për organizimin dhe mbarrëvajtjen e testit.

Falenderojmë koordinatoren e testit, mësimdhënësen Ermira Krusha për organizimin dhe menaxhimin në mënyrë profesionale të këtij procesi që nga fillimi.

Falenderojmë përzemërsisht Drejtoreshën e DKA-së në Prizren, znj. Luljeta Veselaj-Gutaj dhe shkollën “Lidhja e Prizrenit” për mundësinë e organizimit të testit në ambientet e kësaj shkolle.

Përgëzojmë nxënësit për angazhimin dhe ju urojmë suksese!