Nxënësit e klasave të gjashta të shkollës “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë vizitojnë Bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasave të VI, të shkollës “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, në kuadër të lëndës së gjuhës shqipe, realizuan një aktivitet jashtëkurrikular edukativo-kulturor me vizitë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me rëndësinë dhe funksionimin e bibliotekës si institucion i rëndësishëm kulturor, arsimor dhe shkencor, duke zgjeruar njohuritë e tyre për librin, leximin dhe trashëgiminë kulturore.

- Advertisement - M1

690635212 1502504618332252 3672926509864299233 n

Njoftimi nga shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë:

Sot nxënësit e klasave të VI, të SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë, në kuadër të lëndës së gjuhës shqipe, realizuan një aktivitet jashtëkurrikular edukativo-kulturor me vizitë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

- Advertisement - m2

Fillimisht, falënderojmë stafin e bibliotekës për pritjen e ngrohtë, mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar ndaj nxënësve tanë gjatë kësaj vizite.

Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me rëndësinë dhe funksionimin e bibliotekës si institucion i rëndësishëm kulturor, arsimor dhe shkencor, duke zgjeruar njohuritë e tyre për librin, leximin dhe trashëgiminë kulturore.

Pas vizitës në bibliotekë, nxënësit qëndruan edhe në Parkun e Gërmisë, ku kaluan disa momente relaksi dhe rekreacioni në një ambient të këndshëm natyror.

Përgëzojmë nxënësit tanë për disiplinën, kulturën dhe sjelljen shembullore të treguar gjatë gjithë aktivitetit, duke përfaqësuar në mënyrën më të mirë shkollën tonë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për mësimdhënëset dhe sekretarin e shkollës për përkushtimin, kujdesin dhe angazhimin gjatë realizimit të këtij aktiviteti.

Aktivitete të tilla kanë rëndësi të veçantë në zhvillimin edukativ, social dhe kulturor të nxënësve, duke iu ofruar atyre përvoja dhe njohuri të vlefshme edhe jashtë ambienteve shkollore.