Shkolla profesionale “Kadri Kusari” në Gjakovë mirëpret nxënësit e klasëve të 9-ta të Komunes së Gjakovës, më datat 4 dhe 5 Maj, në Ditët e Dyerve të Hapura.
Ky aktivitet është një mundësi e rëndësishme për nxënësit që të njihen nga afër me shkollën, drejtimet profesionale dhe të gjitha mundësitë që ofrohen për të ardhmen e tyre.
Gjatë këtyre ditëve, nxënësit do të kenë rastin të vizitojnë ambientet shkollore, kabinetet, si dhe të informohen për programet mësimore dhe përparësitë e secilit drejtim.
Gjithashtu, do të njoftohen për punën dhe aktivitetet e shumta që realizohen nga vetë nxënësit e shkollës, përfshirë projektet, aktivitetet jashtëkurrikulare dhe angazhimet e tyre në fusha të ndryshme.




