E premte, 7 Shkurt, 2025

Nxënësit e këtij shteti janë më të mirët në botë

- Advertisement1-

Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e testeve”.

Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediet italiane se adoleshentët kineze janë nxënësit më të mirë në botë!

- Advertisement -

Këtë e tregon një studim i OCSE, Office of Child Support Enforcement, i realizuar mbi nxënësit e moshave mesatare 15 vjeç anembanë globit. Të dhënat përfundimtare të tij tregojnë se adoleshentët që vijnë nga katër rajone kineze: Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang, shënuan rezultatet më të larta në lëndët shkencore, sidomos në matematikë.

Ndërkohë që të ardhurat e familjeve të tyre, ishin më të ulëta sesa mesatarja ndërkombëtare. Gati një nxënës në 6 në Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang (Cina) dhe 1 në 7 në Singapor ka marrë pikët maksimale në matematikë. “Cilësia e shkollave të tyre sot do të forcojë ekonominë e tyre nesër”. Deklaroi sekretari i përgjithshëm i OCSE-së, Angel Gurria, i cili nuk e fshehu ndërkohë zhgënjimin që rezultatet më të larta nuk u arritën nga vendet që kanë investuar fort tek arsimi.

Një sinjal ky, që siç thotë shtypi Italian, tregon ndoshta se ka ardhur koha që sistemi shkollor të rishikohet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...