Nxënësit e gjimnazit “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani fitues të Olimpiadës së ekonomiksit

- Advertisement -

Shtatë maturantët tanë përfaqësuan denjësisht Komunën e Gjilanit në Olimpiadën e Ekonomiksit, niveli kombëtar, të mbajtur nga EFI dhe Instituti Riinvest.

- paragrafi 1 -

Gjilanin e përfaqësuan nxënësit: Arsa Alidema, Blinë Arifi, Drion Shaqiri, Edion Morina, Elsa Kqiku, Leonit Miftari dhe Rrezon Sejdiu. Në raundin kombëtar morën pjesë rreth 60 nxënës të komunave të ndryshme.

- Advertisement -

Nga gjithsej 10 finalistë, 4 nxënës nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Arsa Alidema, Blinë Arifi, Drion Shaqiri dhe Elsa Kqiku u shpallën fitues të Olimpiadës dhe nga nënkryetari i Prishtinës, z. Alban Zogaj, pranuan shpërblimin financiar.

Nxënësja Blinë Arifi do të përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të ekonomiksit që do të mbahet në Sllovaki.

Fituesit gjilanas falenderojnë shumë profesoreshën e lëndës së ekonomisë dhe ndërmarrësisë Linda Fazliun për përkushtimin dhe mbështetjen gjatë rrugëtimit të tyre.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që Komuna e Gjilanit, respektivisht Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” merr pjesë në një olimpiadë të formatit të tillë, në Olimpiadën e Ekonomiksit.