Kabineti i Fizikës, që funksionon në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është bërë një vend shumë i dashur për nxënësit, të cilët të gjitha mësimet që po i mësojnë gjatë ligjëratave në klasë, po i praktikojnë aty.
Siç ka theksuar, Saud Rrahmani, mësimdhënës i Fzikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në emër të kolegëve të tij që janë pjesë e kolektivit, profesoreshës Harije Hyseni, Bukurije Sylejmani – Maksuti dhe profesorit Arben Duraku, me kompletimin e kabinetit të Fizikës mësimdhënësit filluan edhe me demostrimin e dukurive fizike që u pranua me shumë kënaqësi dhe entuziazëm nga nxënësit.
Ne si aktiv falënderojmë drejtorin e shkollës, DKA- në dhe ministrin e Arsimit për investimin e realizuar”, ka theksuar profesori Saud Rrahmani.
Ndësa, Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka thënë se si drejtori e shkollës po bëjnë përpjekje që sa më tepër të pajisin shkollën me kabinete, kurse e tërë kjo po ndikon në suksesin e nxënësve, të cilët rëndom po kthehen me të arritura të mëdha në gara të ndryshme të fizikës. / Marrë nga faqja e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”.