Nxënësit nga klasa e X-të dhe XI-të dhe XII të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë kanë zënë vendet finaliste 🥉 në Garën Rajonale të Olimpiadës së Kimisë 2025, duke u kualifikuar në garat finale të Repbulikës së Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Sukses i jashtëzakonshëm për nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Garën Rajonale të Olimpiadës së Kimisë 2025!
Nxënësit tanë nga klasa e X-të dhe XI-të dhe XII kanë zënë vendet finaliste 🥉 në Garën Rajonale të Olimpiadës së Kimisë 2025, duke u kualifikuar në garat finale të Repbulikës së Kosovës🇽🇰.
Ky sukses është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të nxënësve dhe mbështetjes së pandërprerë nga mësimdhënësit tanë të kimisë, të cilët me përkushtim udhëheqin brezat drejt dijes dhe ekselencës.
Suksese në garat Republikane🇽🇰
Alba Çerkini;
Rron Pirraku;
Dea Bytyqi