Nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” me veshje tradicionale shqiptare dhe turke

- Advertisement -

Një botë, dy kultura!

- paragrafi 1 -

Përshkrimi i Projektit

- Advertisement -

Ky projekt ndërkulturor, i organizuar në kuadër të Kryqit të Kuq, ka për qëllim të promovojë diversitetin kulturor dhe trashëgiminë etnografike përmes prezantimit të veshjeve kombëtare shqiptare dhe turke.

Përmes këtij aktiviteti, vullnetarët e Kryqit të Kuq, nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” Prishtinë, do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë mbi simbolikën, historinë dhe rëndësinë e këtyre veshjeve në identitetin kulturor të dy popujve.

Qëllimet e Projektit

- Advertisement -

Të forcojë mirëkuptimin dhe respektin ndërkulturor mes të rinjve shqiptarë dhe turq.
Të promovojë trashëgiminë dhe artin e veshjeve tradicionale si pjesë e identitetit kombëtar.
Të krijojë një hapësirë edukative dhe ndërvepruese, ku pjesëmarrësit mund të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja.

Ekspozita e Veshjeve Kombëtare – Prezantimi i disa llojeve të veshjeve tradicionale shqiptare dhe turke, me shpjegime mbi simbolikën dhe historinë e tyre.

Ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të vlerësuar pasurinë kulturore përmes një qasjeje edukative dhe argëtuese, rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, bashkëpunim dhe lidhje më të ngushta mes të rinjve shqiptarë dhe turq, krijimi i një arkive vizuale me fotografi dhe video nga eventi për promovim të mëtejshëm.

Falënderojmë OJQ “Dita” dhe Organizatën “Gerçek”, që na ofruan veshjet e poashtu edhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve që na mundësoi organizimin e aktivitetit në hapësirat e tij.