Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë shpallen fitues të Orange Code 16

- Advertisement5 -

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë janë shpallur fitues në kuadër të aktiviteteve të Orange Code 16.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga pedagogia e shkollës Mirushe Krasniqi Buzhala:

- Advertisement - M1

Orange Code 16 – Krenari për nxënësit tanë 🧡

Me shumë kënaqësi dhe krenari ndajmë lajmin se nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” – Malishevë janë shpallur fitues në kuadër të aktiviteteve të Orange Code 16.

Ky sukses është rezultat i angazhimit, seriozitetit dhe vetëdijes së tyre për një temë kaq të rëndësishme si luftimi i dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave.

- Advertisement - m2

Nxënësit tanë dëshmuan se të rinjtë tanë dinë të reflektojnë, të argumentojnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet vlera të rëndësishme shoqërore.

Një falënderim i veçantë për prof. Filloreta Bytyqi, e cila së bashku me mua, si pedagoge Mirushe Krasniqi-Buzhala, kemi qenë pranë nxënësve në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Mbështetja, bashkëpunimi dhe puna ekipore janë gjithmonë çelësi i arritjeve të tilla.
Urime për suksesin e merituar!

Kjo fitore është dëshmi se përkushtimi, vetëdija dhe puna e përbashkët gjithmonë japin rezultat.

“DIGITAL VIOLENCE IS REAL VIOLENCE”
(Dhuna digjitale është dhunë e vërtetë)
✨ Suksese edhe në vazhdimësi!