Sot, më 21 shtator 2025, nxënësit e gjimnazit tonë, të shoqëruar nga profesorësha znj. Jakut Kosova Baruti, morën pjesë në aktivitetin e organizuar në sheshin e Prizrenit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.
Ngjarja, e organizuar nga LENS në bashkëpunim me KEC, KYC dhe Domovik, me mbështetjen e UNICEF-it dhe IOM-it, mblodhi të rinj dhe qytetarë për të promovuar vlerat e paqes, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit.
Pjesëmarrja e nxënësve tanë në këtë aktivitet ishte një përvojë e vlefshme, duke kontribuar në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e paqes dhe përfshirjen aktive të të rinjve në jetën shoqërore.
“Rinia është forca më e madhe për ndërtimin e paqes!”