Nxënësit e fshatit Zaskok të Ferizajt festë të dyfishtë në shtator – bëhen me shkollë të re

- Advertisement -

Nxënësit e fshatit Zaskok të Ferizajt këtë 1 shtator kanë pasur arsye të buzëqeshin jo vetëm pse ka filluar viti i ri shkollor, por se shkolla e tyre “Naim Frashëri” është bërë me objekt tëri, ku tashmë do të kenë kushte shumë më të mira mësimi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në përurimin e kësaj shkolle ka marrë pjesë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, banorët të fshatit, por jo vetëm.

- Advertisement -

Postimi i kryetarit Aliu:

1 Shtatori në Ferizaj, me shkollë të re në Zaskok

1 Shtatori është nga më të veçantat ditë të çdo viti, ku buzëqeshja e gëzimi i fëmijëve që kthehen në bankat e shkollës, është kryefjala e ditës. Ferizaj këtë 1 shtator, është edhe më i pasur, u shtua sot edhe një tempull dije, ku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, përuruam objektin e ri të shkollës “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt, një godinë kjo me kushte moderne mësimi e praktikimi të dijes.

- Advertisement -

Të gjithë nxënësve, punonjësve të arsimit dhe prindërve – Urime 1 Shtatori – Fillimi i Vitit të Ri Shkollor!

Të gjithë nxënësve, punonjësve të arsimit dhe banorëve të fshatit Zaskok – Urime e ta gëzojnë objektin e ri të shkollës!