Nxënësit e Drenasit përfaqësojnë Kosovën në Forumin Rinor Evropian 2026 në Zvicër

- Advertisement5 -

Nën moton Empower. Inspire. Change. (Fuqizo. Frymëzo. Ndrysho.), nga 28 shkurti deri më 7 mars 2026, nxënësit e shkollave të mesme të Drenasit e përfaqësuan Kosovën në Forumin Rinor Evropian 2026 (European Youth Forum 2026), i mbajtur në Trogen të Zvicrës.

- paragrafi 1 -

Për të dytin vit radhazi, në mesin e 150 nxënësve nga 10 shtete të ndryshme evropiane, si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Zvicra, Polonia, Letonia, Ukraina, Hungaria, Turqia dhe Kosova, pjesëmarrës ishin edhe 14 nxënës nga Drenasi, përkatësisht 12 nxënës nga Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe 2 nxënës nga Shkolla Profesionale “Fehmi Lladrovci”, nën udhëheqjen e mësimdhënësit të gjuhës angleze, Nuhi Nika.

- Advertisement - M1

Ky forum ka për qëllim fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e liderëve të ardhshëm evropianë, duke u mbështetur në filozofinë edukative të Johann Heinrich Pestalozzi, me theks në edukimin holistik, përgjegjësinë qytetare, bashkëpunimin ndërkulturor dhe zhvillimin e kompetencave të shekullit XXI.

Gjatë forumit, nxënësit morën pjesë aktive në punëtori të ndryshme tematike, ku nga tre nxënës nga secili shtet pjesëmarrës ndoqën pesë punëtori që trajtonin çështje të rëndësishme që e preokupojnë kontinentin tonë, si: demokracia, paqja, ndryshimi shoqëror, zhvillimi i qëndrueshëm, klima dhe të drejtat e njeriut.

Në përfundim të forumit, nxënësit pjesëmarrës u certifikuan dhe hartuan plane konkrete veprimi për implementim në Kosovë, të cilat tashmë kanë filluar të zbatohen në praktikë.

- Advertisement - m2

Komuna e Drenasit vlerëson lart angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz të nxënësve tanë në këtë forum ndërkombëtar, duke e konsideruar këtë si një dëshmi të potencialit dhe përkushtimit të të rinjve për të qenë pjesë aktive e proceseve zhvillimore evropiane.