Mësimi i gjuhës shqipe për nxënësit në diasporë është një segment i vecantë jo vetëm për ruajtjen dhe kultuvimin e gjuhës e traditësh shqipe nga nxënësit shqiptare por edhe një ndjenjë e vecantë edhe për arsimtarët shqiptarë që përhapin dije për alfabetin dhe gjuhën shqipe në diasporë.
Një dhuratë dhe një ndjenjë të vecantë e ka përjetuar edhe ish-arsimtari Shpend Rrukiqi i cili tash e sa vjet përhap dije e njohuri për gjuhën e kulturën shqiptare në Suedi.
Arsimtari Rrukiqi ka përshkruar me këto fjalë ndjenjën e tij për dhuratën e pranuar nga ish-nxënësit e tij:
Të nderuar mësimdhënës!
Para ca ditësh përfundoi viti shkollor këtu ne Suedi! Unë që nga viti i kaluar kam lënë detyrën e mësimdhënësit per të punuar si Pedagog special në një tjetër vend.
Klasa që unë isha kujdestar për dy vite më kishte ftuar ne drekën e përfundimit të vitit për të me falënderuar për punën që kisha bërë me ta për dy vite.
Papritmas dy nxënës ne emër të klasës më sjellin një jorgan i punuar nga vet nxënësit i përbërë nga 24 katëror (24 nxënës kishin qëndisur nga një mesazh , me shkrim apo fotografi) dhe mu drejtuan ;
“E kemi punuar për ty, dëshirojmë që kur të flish gjumë, të ndihesh mirë dhe të kuptosh se ti je ai që na ke krijuar bazamentin më të mirë gjatë këtyre 9-të viteve shkollim dhe ne të jemi mirënjohës gjithë jetën”.
Kjo nuk ishte e tëra- nxënësit kishin vënë bast me kujdestarin e ri që unë do e qëllojë se kush kishte bërë çdo shkrim dhe kishin të drejtë, unë e qëllova.
Kujdestari i ri dhe po edhe disa kolegë tjerë për rreth më u drejtuan;
Na trego sekretin, na mëso të këta shembuj që ti din sepse tërë vitin, ne çdo orë kemi dëgjuar për ty.
Unë ju përgjigja me një tregim popullor që kisha dëgjuar kur isha fëmijë.
“Në një odë burrash ishte ulur një plak i njohur me emrin Mujë Loshi!
Një burrë po e pyet?
Mujë a kishe mundë me mi mësua të gjitha këto fjalë që ti po i di?
Muja u përgjigjë:
Po fjalët ti kisha mësua po vendin ku duhet me përdor nuk mundem, sepse nuk jam aty”.
E tash ju mundë të pyesni- çka po don me tha ky me këtë?
Ne shembuj të gatshëm edhe mundë të marrim nga njëri – tjetri, po vendin ku duhet të i përdorim dhe mënyrën se si i përdorim nuk mundet të na e mësojë askush, sepse çdo individ është unik dhe çdo grup ka karakteristikat e veta.
Ndaj kreativiteti, njohja e nxënësit( botës së brendshme) dhe kapitali i besueshmërisë që ke krijuar tek nxënësi jan çelësat për të arritur nxënësin.
Kërkojë falje për gabimet e shkrimit ( nuk di më mirë).
Me respekt Shpendi