E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësit duhet të kultivojnë të lexuarin

- Advertisement1-

Zgjerimi horizontit me anë të lexuarit bën që nxënësit të zhvillojnë vet një detyrë me shkrim, pa pasur nevojën për ta marrë të gatshme nga interneti, dhe të referojnë mendimet e të tjerëve. Pra nxënësit duhet të kultivojmë të lexuarit.

Shkrim reflektues nga mësuesja Dafjola Nepravishta

- Advertisement -

Libri është miku më i mirë i njeriut

Kjo shprehje ka shoqëruar breza e breza me radhë, duke na vënë në dukje rëndësinë e të lexuarit si njohjen e një miku të mirë por edhe si një proces që sjell kënaqësi e jo vetëm.

Libri është një botë tjetër që hapet para nxënësve. Kjo botë shpalos ndodhi të ndryshme, personazhe shumëdimensional, zhvillon imagjinatën e vë ne lojë fantazinë në mendjet e tyre.

U jep mësime të vlefshme për jetën, të cilat mund t`i marrin si shembuj suksesi në jetë.

Të lexuarit u mëson shprehi të reja, formulimin e fjalive të gjata e të bukura me figuracion letrar. Ndihmon në përdorimin e mbiemrave të cilët e bëjnë më të gjallë e tërheqës çdo përshkrim. Njihet me frazeologjizmat e gjuhës sonë dhe zbërthimin e kuptimeve të tyre. Përdorimin e fjalëve shqipe duke mos i zëvendësuar ato me fjalë të huaja.

Si është marrëdhënia e nxënësve me librin artistik?

- Advertisement -rrrrrrr

Në ditët e sotme, digjitalizimi i shoqërisë dhe përdorimi i internetit ka sjellë “zbehjen” e rëndësisë së librit dhe “distancimin” e tyre prej tij.

Lënda e Gjuhës shqipe është një lëndë që ka nevojë primare për librin artistik.

Zgjerimi horizontit me anë të lexuarit bën që nxënësit të zhvillojnë vet një detyrë me shkrim, pa pasur nevojën për ta marrë të gatshme nga interneti, dhe të referojnë mendimet e të tjerëve.

Duhet të kultivojmë të lexuarit, jo vetëm kur kemi të planifikuar në plan orën e Bisedës Letrare, por edhe në orë të veçantë, dedikuar leximit.

Nga Dafjola Nepravishta, mësuese e Gjuhë-Letërsisë në shkollën 9-vjeccare “Qereshnik” të rrethit Berat

/Portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...