Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë



nder titull

- Advertisement5 -

Testi i Arritshmërisë, të cilit të premten iu nënshtruan rreth 23 mijë nxënës të klasave të nënta, është i panevojshëm, kanë thënë përfaqësues të Këshillit të Prindërve. Sipas tyre, pranimi në ciklin e mesëm të lartë duhet bërë në bazë të rezultatit që nxënësit tregojnë nga klasa e pestë deri në të nëntën
Një pjesë të nxënësve të klasave të nënta që iu nënshtruan të premten Testit të Arritshmërisë, kanë thënë se ai nuk ndihmon për orientimin e tyre në shkollimin e mesëm, por si ngarkesë dhe humbje kohe.

- paragrafi 1 -

Ata kanë thënë se përgatitjet për testin, krahas detyrimeve të rregullta shkollore dhe provimeve gjatë vitit, kanë shtuar presionin në prag të regjistrimit në ciklin e mesëm të lartë.

- Advertisement - M1

“Na është dukur pak e vështirë, sepse kemi pasur mësime të shkollës, pastaj kemi mësuar vazhdimisht për Test të Arritshmërisë. Ka qenë e vështirë”, ka deklaruar një semimaturante.

“Pak ngarkesë po, ama humbje kohe ma shumë sepse kemi pasur edhe teste në shkollë”, ka thënë një semimaturant tjetër.

Disa prej nxënësve e kanë konsideruar procesin edhe të padrejtë, duke thënë se kushtet dhe niveli i kontrollit nuk kanë qenë të njëjta në të gjitha qendrat e testimit.

- Advertisement - m2

“Pak është padrejtësi sepse ne nuk kemi pasur mundësi të kopjojmë, sepse e kemi pasur arsimtaren e vështirë e ata tjerët ndoshta kanë pasur mundësi”, ka thënë një semimaturante.

Muaj më parë, Këshilli i Prindërve ka deponuar në Ministrinë e Arsimit kërkesën për heqjen e Testit të Arritshmërisë.

Nënkryetarja e këtij Këshilli, Linda Dula-Halilabazi, ka renditur arsyet kryesore të kërkesës.

“Ngarkesa e shtuar për nxënësit në fund të ciklit të arsimit të mesëm të ulët, diskrepancë e rezultateve të testit me performancën reale të nxënësve gjatë viteve të shkollimit, stres i shtuar për nxënësit, në një fazë kritike të zhvillimit hormonal të tyre, ekzistenca e vlerësimit të brendshëm në shkolla në mënyrë të vazhdueshme, të cilët mund të ofrojnë një pasqyrë më të plotë dhe më reale nëpër vite, sesa një test i vetëm që realizohet brenda një dite në të gjitha lëndët për disa vjet”, ka thënë Dula-Halilabazi.

Ajo ka shtuar se prindërit kanë kërkuar që pas largimit të Tetsit të Arritshmërisë, pranimi i nxënësve në shkolla të mesme të larta të bëhet duke u bazuar 50 për qind në suksesin e përgjithshëm të nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, dhe 50 për qind në suksesin që nxënësi ka treguar në lëndë të veçanta sipas shkollës në të cilën aplikon.

Pavarësisht kërkesave, Ministria e Arsimit ka vendosur që Testi i Arritshmërisë të mbahet edhe këtë vit, ndërsa ka paralajmëruar se çështja do të shqyrtohet për vitin e ardhshëm.

Këtë vit, testit iu nënshtruan rreth 23 mijë nxënës në mbarë Kosovën. Edhe sivjet, përmbajtja e tij e edhe përgjigjet u publikuan në rrjete sociale. /Marrë nga KOHA.net

Shqip | English