Nxënësit dhe mësimdhënëset e Gjimnazit “Ahmet Gashi” nderohen me mirënjohje për suksesin në garën në Kroaci

- Advertisement5 -

 Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” ka organizuar ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit që përfaqësuan shkollën në garën ndërkombëtare “Ça-Kavski”, e mbajtur në Zarë të Kroacisë, ku arritën rezultate të suksesshme.

- paragrafi 1 -

Gjatë ceremonisë, drejtuesit e shkollës vlerësuan angazhimin, kreativitetin dhe përkushtimin e nxënësve, të cilët prezantuan denjësisht institucionin arsimor në këtë aktivitet ndërkombëtar.

- Advertisement - M1

Përveç nxënësve, me mirënjohje u nderuan edhe mësimdhënëset mentore, Arijeta Loxha dhe Florina Berisha, për kontributin e tyre në përgatitjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të pjesëmarrësve gjatë procesit të garës.

713903388 1540901974713439 6870749621216723926 n

Nga shkolla u theksua se këto arritje dëshmojnë nivelin e përgatitjes së nxënësve dhe përkushtimin e stafit mësimor në promovimin e dijes dhe talentit në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement - m2

716886181 1540902031380100 4794237305807892517 n

Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënëset për suksesin e arritur, duke shprehur besimin se rezultate të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Shqip | English