Në Shkollën “Shkëndija” në Hajvali është shënuar një moment i veçantë dhe emocional në nder të ditëlindjes së drejtoreshës, Minire Berisha.
Nxënësit së bashku me kolegët kanë organizuar një surprizë simbolike për të, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për angazhimin dhe përkushtimin e saj në udhëheqjen e institucionit arsimor.
Surpriza është realizuar në ambientet e shkollës, ku rruga drejt zyrës së drejtoreshës ishte e zbukuruar me trëndafila dhe mesazhe urimi, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale. Në çdo hap, janë përcjellë fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi për punën e saj në shkollë.


Ky gjest u konsiderua një shenjë respekti dhe vlerësimi nga ana e nxënësve dhe stafit për kontributin e vazhdueshëm të drejtoreshës në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e shkollës.
Në fund të aktivitetit, i është uruar drejtoreshës Minire Berisha shëndet, suksese dhe vazhdimësi në detyrën e saj.