E diel, 19 Janar, 2025

Nxënësit deri në klasën e pestë në Prishtinë do të qëndrojnë rreth 8 orë në shkollë

- Advertisement1-

Nga 1 shtatori mësimi tërëditor pritet që të nisë së zbatuari në pesë shkolla të kryeqytetit. Bazuar në organizimin që po bëhet, nxënësit e klasave të pesta të këtyre institucioneve arsimore do të jenë në objekte shkollore nga tetë orë e gjysmë në ditë. E për jetësimin e procesit parashihen edhe lëvizje të nxënësve nga një shkollë në tjetrën.

Shkolla model “Qamil Batalli” është në mesin e pesë institucioneve të arsimit fillor në kryeqytet, në të cilat pritet që nga 1 shtatori mësimi për filloristët të jetë tërëditor.

- Advertisement -

Drejtori i kësaj shkolle, Liridon Maliqi, tregoi se në bazë të organizimit që po bëhet, parashihet që nxënësit e klasave të pesta të qëndrojnë në shkollë tetë orë e gjysmë.

“Klasat e para dhe të dyta do të qëndrojnë nga ora 7:45 deri pak para orës 15:00, ndërkaq të tretat dhe të katërtat prej 7:45 deri në orën 15:15, dhe klasa e pesta do të qëndrojnë nga ora 7:45 deri në orën 16:15. Kështu, në këtë organizim do të qëndrojnë në shkollën tonë, ndërkaq do të mbahet mësimi i rregullt fillimisht, e pastaj do të kemi aktivitete të tjera”, ka thënë Maliqi.

Shkaku i organizimit të mësimit gjithëditor, do të ketë lëvizje nxënësish nëpër shkolla. Filloristëve të shkollës “Qamil Batalli” do t’u bashkohen ata të shkollës “Emin Duraku”. E nxënësit e nivelit të mesëm të ulët të të dy shkollave, procesin mësimor do ta zhvillojnë në shkollën “Emin Duraku”.

Mësimi tërëditor është paraparë edhe për filloristët e Shkollës së Gjelbër e asaj “Nazim Gafurri”. Nxënës të klasave nga e 6-ta deri në të 9-n të të dy shkollave do të zhvendosen në objektin e gjimnazit “Eqrem Çabej”. E gjimnazistët e saj do të barten te gjimnazi “Ahmet Gashi”.

Lëvizje do të ketë edhe te shkollat “Faik Konica” e “Xhemail Mustafa”, nxënësit e klasave të gjashta të të cilave do të vendosen në objektin e gjimnazit “Xhevdet Doda”. E gjimnazistët e saj do t’u bashkohen bashkëmoshatarëve në Gjimnazin e Specializuar Matematikor.

Deri në fillimin e vitit të ri shkollor kanë mbetur edhe një muaj e një javë.

- Advertisement -rrrrrrr

E drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se aktualisht po punohet në rekrutimin e stafit shtesë për mësimit tërëditor.

“Ka një gatishmëri të mësimdhënësve bazikë që të vazhdojnë me lëndët që ata i zotërojnë, që t’i mbulojnë në disa raste edhe aktivitete, por ka edhe punësime të reja që do të bëhen ekstra. Për shembull, për aktivitete sportive ne do t’i marrim arsimtarët e edukatës fizike për t’i realizuar ato dhe për t’i liruar edhe mësimdhënëset që nuk e kanë këtë kualifikim, e me këto ne synojmë ta ngremë cilësinë brenda klasës”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo ka treguar se nxënësve gjatë mësimit tërëditor do t’u ofrohet një shujtë falas nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës. Krahas kësaj, do të kenë edhe aktivitete për zhvillim trupor e kreativitet, përfshirë orët e jogës, pikturës, kodimit e atletikës.

Një pilotprojekt për mbajtjen e mësimit gjithëditor pati nisur para 7 vjetësh, por u ndërpre për mungesë të kushteve infrastrukturore. /KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...