Nxënësit braktisin vendin, mbi 300 fëmijë largohen nga Kosova

- Advertisement -

Në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë, 17 nxënës janë larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti

- paragrafi 1 -

“Ata na urrejnë sepse e hanë bukën tonë”, Vulinin e bën nervoz takimi i Ku…
Rubrika e saj në ditar mbeti e paplotësuar. Kjo nxënëse, njëjtë sikur shtatëmbëdhjetë të tjerë, u larguan këtë vit nga shkolla “Migjeni” në Mitrovicë.

- Advertisement -

Secili prej tyre ka marrë rrugë drejt vendeve perëndimore, duke braktisur vendlindjen. Largimi i nxënësve nga shkolla, për shkak se largohen nga Kosova, është shndërruar në fenomen në këtë shkollë.

E vendi në të cilin nxënësit nga komuna e Mitrovicës po shkojnë, është Finlanda.

Krejt kjo po ndikon edhe në cilësinë e mësimit. Por, këto raste nuk janë të kufizuara vetëm në Mitrovicë. Largimi i nxënësve nga Kosova është shndërruar në fenomen edhe nëpër komuna të tjera.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, vetëm deri tani në këtë vit shkollor, janë larguar 383 nxënës.

Ndërsa, në vitin e kaluar, numri i nxënësve të arsimit parauniversitar, të cilët janë larguar nga Kosova, është 797.

Mirëpo numri i fëmijëve që ndjekin mësimin në institucione edukativo-arsimore në Kosovë, ka rënë ndër vite.

Momentalisht, në Kosovë janë 327 mijë e 676 nxënës.

Ndërkaq para pesë vitesh, ishin mbi 365 mijë nxënës.

Kësisoj, mbi 30 mijë persona më pak, vijojnë arsimin parauniversitar në Kosovë, përgjatë këtyre viteve.

Krahasuar me vitin e kaluar, janë mbi 7000 nxënës më pak në tërë vendin.