E hënë, 20 Janar, 2025

Nxënësit bojktojnë mësimin në këtë shkollë, shkak lagështia dhe mungesa e ngrohjes

- Advertisement1-

Rreth 90 nxënës të vitit të dytë të gjimnazit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër, bojkotuan sot procesin mësimor për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Edhe pse 3 vjet më parë godina u rikonstruktua, sipas nxënësve klasat janë me lagështi, pasi nuk ka ngrohje.

- Advertisement -

Përmes një peticioni drejtuar Bashkisë, ata kërkuan zgjidhjen e kësaj problematike.

Ndërkohë drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Gjirokastër, Doriana Demo, tha se për këtë problematikë është kontaktuar firma që fitoi tenderin, me qëllim që të rishikojë punimet.

Ndërsa nxënësit, sipas saj, do të zhvendosen në klasa të tjera për të zhvilluar procesin mësimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...